”Përmbytet” Durrësi, reshjet e dendura shkaktojnë probleme për mjetet dhe këmbësorët

Ka mjaftuar një rënie shiu me intensitet, që të krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në Durrës.

Situata paraqitet më problematike në rrugë dhe kryqëzimet e brendshme të qytetit, duke nisur nga lagjja 1, e duke vijuar në drejtim të stadiumit, lagjes 18, Shkozetit, plazhit, etj.

Sa herë rikthehen reshjet, tregon se pavarësisht investimeve të bëra, problematika e përmbytjeve nuk është zgjidhur. Stuhia ka vijuar për disa minuta, e si pasojë është kufizuar edhe qarkullimi e automjeteve.

SHKARKO APP