Përmbytet lagjia 13 në Durrës, izolohen banorët: Uji shkon në 60 cm

Banorët e lagjes 13 në Durrës kanë mbetur të izoluar për shkak se uji ka depërtuar në oborret dhe banesat e tyre.

Shkallët e pallatit nga të cilat banorët, duhet të hyjnë në apartamentet e tyre janë nën ujë.

Ata përballen me përmbytjen e sheshit sa herë bie shi, ndërsa ditë te fundit uji ka shkuar më shumë se 60 centimetër.

“I lutemi bashkisë këtu në Durrës, që të marrë masa sa më parë. Kalamajtë e mi nuk kalojnë dot këtu fare. Dje kam futur burrin në ujë që e kam çuar në doktor” shprehet një banore e kësaj lagjeje.

Ata thonë se prej vitesh kanë bërë kërkesë në bashkinë e Durrësit, që ata të hyjnë të qetë në shtëpitë e tyre.

“Kemi lajmëruar bashkinë disa herë nuk kanë marrë masa. Tani ne kemi ngel. Kemi 17 familje që sot janë të izoluar” shprehet një nga banorët e kësaj zone”

Edhe dëmet materiale nga përmbytjet nuk kanë munguar.

”Ne duam një zgjidhje nga bashkia. Shumë materiale na kanë shkuar dëm ”

Veç problemit me përmbytjen, ata kërkojnë edhe ndriçim, pasi Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emirjana Sako duket se nuk ka marrë masat e duhura për sezonin e dimrit.

“Problemi jonë është që duam këtë rrugën këtu të zgjidhet sa më shpejt edhe të vihet një ndriçim këtu seneve nuk kalojmë dot këtu as me ndriçim as me gjë këtu” shprehet një tjetër banore e kësaj zone

Sipas banorëve janë 17 familje që po vuajnë problemin e përmbytjes së pallateve të tyre.

Ora News - Përmbytet lagjia 13 në Durrës, izolohen banorët: Uji shkon në 60 cm

SHKARKO APP