Përmbytet nga shiu gjatë natës pedonalja e Shkodrës (Pamjet)

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë përmbytur pedonalen e Shkodrës. Situata ka shkaktuar frikën e pronarëve të bizneseve të pedonales, për shkak se uji mund të hynte në ambientet e brendshme të tyre.

Nata është shoqëruar me stuhi, vetëtima dhe rrebesh. Moti është përmirësuar mëngjesin e sotëm dhe situata është stabilizuar.

Ndërkaq edhe disa fshatra të njësisë Rrethina, në Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur. Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.

SHKARKO APP