Përmbytet Oboti, 40 cm ujë në rrugë. Ushtria dhe emergjencat civile në gatishmëri
Aktualitet E Martë, 17 Shkurt 2026 10:29
Reshjet e shumëta të shiut kanë prekur edhe qarkun e Shkodrës.
Rruga e Obotit në një segment prej 200 metrash ka prezencë rreth 40 cm të ujit.
Për lëvizjen e banorëve nga të dy anët e saj, janë vënë në dispozicion mjete të ushtrisë me një ekip të emergjencave civile.
Megjithatë theksohet se rruga mund të kalohet me kujdes edhe me mjete të vogla.
KOHA JONË SONDAZH

