Përmbytje dhe taksidarë

Nga Koço Kokëdhima

Banorët e Ferrasit në Fier dhe të shumë fshatrave të tjerë në Ultësirën Perëndimore, prej dy ditësh zgjohen sërish të përmbytur plotësisht. Ende pa u tharë nga shiu i dhjetorit 2017, banesat, pronat, gjëja e gjallë, prodhimet dhe bizneset e tyre u shkatërruan sërish prej një shiu të zakonshëm dimri. Qeveria nuk luajti as gishtin prej përmbytjes së dhjetorit. Jo vetëm nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që të ndihmonte me buxhetin e shtetit familjet e dëmtuara, por as nuk mori asnjë masë që uji të mos përmbyste sërish fushat. Qeverisja u krenua me ditë-netët pa gjumë të ushtarëve të thjeshtë nga Shqipëria dhe Kosova, që ndihmuan banorët e përmbytur dhe ndihmat bujare që dhanë bizneset në të dyja vendet për fermerët e falimentuar. Ajo po pret të pushojë shiu, që uji të tërhiqet vetë dhe ministrat dhe kryeministri të shkojnë në ndonjë familje bashkë me kamerat për të treguar “ndihmën e madhe” që po u jep sërish qeveria. Qeveria vjen aty çdo ditë me taksidarër e saj për ujin, energjinë dhe sahatët e puseve.
ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike që do transferojë sovranitetin te populli, do të bëjë qeverinë e qytetarëve dhe do t’u japë fund katastrofave të tilla, paaftësisë dhe papërgjegjshmêrisë vrasëse, mjerimit, varfërisë, padrejtësisë, shtypjes së pamëshirshme dhe shpopullimit të vendit.
ZgjidhjaPërQytetarët

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?