Përmbytje nga reshjet? Prefekti i Shkodrës qetëson qytetarët: Kemi marrë masa, situata është normale
Prefekti i qarkut Shkoder Çesk Millja ka përgënjeshtruar parashikimin e dhënë nga IGJEUM lidhur me mundësinë e përmbytjeve në Shkodër.
Në një konferencë për mediat këtë të enjte, Prefekti tha se reshjet që do të jenë ditët në vijim janë normale dhe nuk paraqesin rrezik.
“Dua të përcjekll të gjithë komunitetit e strukturave që situata në qarkun e Shkodrës është tërësisht normale, tërësisht e qetë, pavarësisht të dhënave nga IGJEUM i cili ka sinjaklizuar se reshje kanë qenë dhe do jenë e janë normale të stinës që deri tani s’kanë ndikuar në jetën social ekonomike. Kemi marrë masat për të menaxhuar situatën e dua të garantoj të gjithë qytetarët.
Nuk ka probleme nga reshjet! Dje kishim probleme në rrugën e Dukagjinit, sot është normal pas ndërhyrjeve! Shkarkimet janë në rrjedhë normale. Janë reshje normale, situata normale, kemi marrë masa. Komani dhe Fierza ne nivele normale. Sqaroj qytetarët në Malin e Zi se s’do ketë përmbytje duke qenë se mediat atje kanë dhënë njoftimin e IGJEUM”.
KOHA JONË SONDAZH

