Përmbytjet, Ambasada gjermane në Shqipëri: Ngjarje të tilla nuk parandalohen
Ambasada gjermane në Shqipëri ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe solidariteti në lidhje me përmbytjet e mëdha që kanë goditur Gjermaninë në ditët e fundit. Në një status në rrjetet sociale, ambasada thekson se rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve në Europë janë të parikuperueshme.
“Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et! Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka patur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje.
Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme. Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t’i zbusim ato. Falënderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit!”, thuhet në status.