Përmbytjet, banorët nxjerrin në rrugë luleshtrydhet e kalbura

Përmbytjet e vazhdueshme kanë nxjerrë në protestë banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Frakull-Fier. Zona u përfshi nga përmbytjet dy herë radhazi, dhe për këtë ata kanë dakë në protesën e cila po zhvillohet ne fshatin Kafaraj.

Banorët pretendojnë se ngushtimi i urës në autostradën Levan-Vlorë shkakton përmbyteje nga lumi Vjosa. Ata kërkojnë ngritjen e një komisioni nga qeveria, për të parë situatën si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

”Që kur është bërë autostrada përmbytemi. Faji është i qeverisë. Ka dëme të mëdha në të mbjella dhe dru frutore, hedhim luleshtrydhe të dëmtuara në rrugë”,-u shprehën ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk ka reagim nga qeveria, ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat me 1 mars duke bllokuar autostradën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?