Përmbytjet, Bashkia e Vlorës shpërndan pajisje elektroshtëpiake

Ndihma për familjet që u prekën nga përmbytjet në Vlorë pak javë më parë. Lavatriçe, televizorë, veshmbathje, dyshekë e të tjerë, janë disa nga ndihmat që bashkia e Vlorës. Nga përmbytjet e 4 tetorit në qytetin e vogël janë dëmtuar së paku 352 familje me një vlerë që shkon në mbi 65 milionë lekë të reja.

Donacionet nga bizneset e ndryshme si dhe fondi i emergjencave civile të bashkisë së Vlorës kanë mundësuar shpërndarjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake për familjet që u prekën më së shumti nga përmbytjet e 4 tetorit të këtij viti.

250 familje kanë përfituar lavatriçe dhe televizorë, ndërsa janë shpërndarë edhe ndihmë të tjera në ushqime tesha dhe veshmbathje. Pavarësisht këtyre, kryetari i bashkisë së Vlorës shprehet se ka akoma nevoja për familjet e prekura dhe se do të paraqesë kërkesë për financime nga institucionet qendrore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?