Përmbytjet në Durrës, 15 vjecari humb jetën ra në kontakt me energjinë

 

Një 15 vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 16, mbrëmjen e së mërkurës. Si pasojë e motit të keq, është shkëputur dhe ka rënë në tokë një tel elektrik, i cili është shkelur nga një adoleshent, kontakti i rrymës elektrike me lagështirën i ka marrë jetën 15 vjecarit me iniciale A.K, i cili po kthehej në shtëpinë e tij.

Rreshjet e pasdites së të enjtes kanë përmbytur rrugët e qytetit të Durrësit. Situata më problematike paraqitet në sheshin “Liria” ku qarkullimi i automjeteve e këmbësorëve është bllokuar për disa minuta për shkak të nivelit të ujit i cili arriti deri në 20 centimetra Probleme u konstatuan edhe në lagjen numër 1, tek rreth rrotullimi i stacionit të trenit, në zonën e plazhit dhe Shkozetit.

Ndërkohë shtabi i emergjencave pranë prefekturës së Durrësit, njofton se hidrovori në Porto Romano po punon me kapacitet te plote, ndërkohë grupet e punes po monitorojne zonat me problematike

SHKARKO APP