Përmbytjet në Europë, Xhaçka: E pikëlluar nga humbjet tragjike të jetëve

Në një kohë që Ballkani po përjeton të nxehtin afrikan, në Gjermani situata është në prag të katastrofës si pasojë e përmbytjeve. Deri më tani janë shënuar 33 viktima dhe bilanci fatkeqësisht mund të përkeqësohet me kalimin e orëve.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur në Gjermani, Belgjikë, dhe Holandë. Xhaçka shprehet e pikëlluar për humbjet tragjike.

”E pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Gjermani, Belgjikë, dhe Holandë. Zemrat dhe mendjet tona janë me të gjithë të prekurit dhe familjet e tyre”.

SHKARKO APP