Përmbytjet në Fier, 100 shtëpi nën ujë, 15 familje të evakuara
Aktualitet E Shtunë, 24 Korrik 2021 04:06
Rreth 15 familje janë evakuar që prej ditës së djeshme në Fier si rezultat i përmbytjeve nga reshjet.
Nga përllogaritjet paraprake, mësohet se rreth 100 shtëpi janë nën ujë në fshatrat Ferras, Kashishtë dhe Çerven. Gjithashtu mbi 3500 hektare toke e demtuar.
Kabinat elektrike në zonat e dëmtuara janë stakuar nga OSHEE për efekte sigurie.
Ndërkohë aksi i vjetër Fier-Vlorë vazhdon të jetë i pakalueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

