Përmbytjet në Lezhë, Ndreu: Njerëzit i kanë bërë shtëpitë ku kanë dashur

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se situata me përmbytjet në Lezhë, vijnë edhe si pasojë që njerëzit i bëjnë shtëpitë ku kanë dashur.

Ndreu tha se situata në Lezhë s’ka lidhje as me Vaun e Dejës dhe as me Komanin, por problemet janë shkaktuar nga reshjet e shumta dhe se disa zona dhe banesa janë nën ujë.

”Lumi i Gjadrit ka dalë nga shtrati. Nuk do ta shikojmë si përgjegjësi qeverie, por si mund të eleminohet. Në Lezhë, urbanizimi e ka një fajtor se kanë ardhur e kanë bërë shtëpinë ku kanë dashur, një nga fajet është urbanizimi. Toka është në nivele të ulëta në raport me detin. Sot me këtë sasi reshjesh, duhet të themi se ka një zonë e cila do adresuar dhe nuk ka marrë ende zgjidhje, po 90% e territorit në Lezhë është në monitorim. Janë bërë investime, 400 kilometër kanale kulluese nga Bashkia”.

SHKARKO APP