Përmbytjet në Shkodër, Ministria e Arsimit: 14 shkollat që nuk do të hapen

Ministria e Arsimit ka njoftuar se 14 shkolla në zonën e Shkodrës do të vijojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së nesërme për shkak të vështirësisë në infrastrukturën rrugore. Pavarësisht se situata paraqitet më e përmirësuar, mësimi do të pezullohet për 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës. Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se do të merren të gjitha masat e nevojshme që orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen në javët në vijim.

Shkollat ku mësimi do të jetë i pezulluar:

1-Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
2-Shkolla “Theth”, Shalë
3-Shkolla “Gimaj”, Shalë
4-Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
5-Shkolla “Palaj”, Shosh
6-Shkolla “Nicaj”, Shosh
7-Shkolla “Kir”, Pult
8-Shkolla “Kasnec” , Pult
9-Shkolla “Pog” , Pult
10-Shkolla “Bruçaj”, Pult
11-Shkolla “Plan” , Pult
12-Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
13-Shkolla “Xhan” , Pult
14-Shkolla “Kuc” , Pult

SHKARKO APP