Përmbytjet në Shkodër/ Pamje të frikshme nga Diga e Komanit

Situata e rënduar në qarkun e Shkodrës nga përmbytjet do të vijojë edhe për disa ditë,. Kjo pasi shkarkimet e ujërave nga Diga e Komanit vijon me ritme të plota, ku tashmë

Rritja e temperaturave, shkrirja e borës dhe rifillimit i reshjeve të shiut i kanë çuar prurjet në më shumë se 2500 metër kub ujë në sekondë. Shkarkimet e kontrolluara duket se nuk kanë ndikuar për ta mbajtur situatën nën kontroll e me këtë ritëm prurjesh, Fierza ka nisur shkarkime më të shpeshta dhe në sasi më të mëdha se 300 metërkub ujë në sekondë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet në videon e mëposhtme vijnë pikërisht nga Diga e Komanit ku bëhet me dije se tuneli i shkarkimit të ujërave është hapur totalisht, çka pritet të rëndojë dhe më shumë situatën e përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet publikohen nga kryetari i PD-së në Shkodër i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” thekson se tashmë situata është e rrezikshme.

“Personi që më dërgoi video-n, më shkruan që: “Sikurse në Vau Dejës, është e rrezikshme të afrohesh më afër”.  Edhe këtu, tuneli i shkarkimit është hapur totalisht”- thotë Çobaj.

https://www.facebook.com/ramiz.cobaj/videos/1731936106858403/

https://www.facebook.com/ramiz.cobaj/videos/1731796756872338/

https://www.facebook.com/ramiz.cobaj/videos/1731802190205128/

https://www.facebook.com/ramiz.cobaj/videos/1731799863538694/

https://www.facebook.com/ramiz.cobaj/videos/1731796760205671/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?