Përmbytjet në Shkodër, ”përplasje” mes Peleshit dhe Ademit: Mua nuk më gënjen dot
Situata e emergjecës në gjithë zonën e Shkodrës është bërë shkak i një debati mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiakes së këtij qarku, Voltana Ademi.Kjo e fundit ka akuzuar ministrin, duke thënë se nuk janë ndihmuar banorët. Peleshi garantoi Ademin se banorët do të kenë ndihmat që kërkojnë, duke shtuar se duhet një bashkëpunim institucional ndërmjet tyre për të qenë më pranë banorëve.
Pjesë nga debati
Pelshi: Do të sjellim 1000 ton, angazhohuni!
Ademi: Mos e rreni këtë popull, mua nuk më rren ti!
Peleshi: U kërkoj bashkisë, prefekturës, gjithë institucioneve që të lënë çdo lloj gër-mërri institucional dhe të merren vetëm me punë. Ne do të jemi në terren dhe forcat e ushtrisë do të jenë në gatishmëri.
Ademi: Unë do t’ju falënderoja për këtë. Nëse kjo do të ndodhë unë do t’ju them faleminderit.
Pelshi: Nuk e rregullon faleminderit, në jemi të detyruar që të bashkëpunojmë!
Ademi: Këtu do të jemi zoti ministër, nëse kjo do të ndodhë do t’ju falënderoj publikisht.
Peleshi: Ta mbash fjalën!
Ademi: Patjetër!