Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Rama erdhi për turizëm politik. U tall me banorët
Inspektimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, kreu i bashkisë, Bardh Spahia e cilëson si një vizitë turizmi, dhe se prezencën e tij e ka parë në media. Spahia thotë edhe se Rama e ka kritikuar punën e Bashkisë Shkodër, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka lavdëruar për pastrimin e kanaleve kulluese. Kreu i bashkisë, pohon edhe se ka ende territore nën ujë, banesa në ujë.
“Është e vërtetë, ka një përmirësim të situatës, e cila ishte një ditë ekstremisht e vështirë për territore të tëra. Mbetet një situatë e rëndë për shumë fshatra të territorit të Bashkisë tonë. Aktualisht ka një rënie të nivelit të ujit krahasuar me dje. Por ka ende territore nën ujë, banesa në ujë.
Problematike mbetet situata për persona me sëmundje të ndryshme, fëmijët dhe të moshuarit. Unë e kam marr vesh në media prezencën e kryeministrit në Shkodër. Deklarata e tij janë një turizm politik krejtësisht i pavend për situatën.
Të vish dhe të bësh shoë politk, të krahasosh situatën aktuale me 2010-n është tallje me banorët. Sot nuk jemi këtu për të bërë krahasime. Nga njëra anë kryeministri thotë se nuk ka patur punë të mira nga ana e Bashkisë Shkodër, nga ana tjetër Peleshi e përgëzoi Bashkinë Shkodër për pastrimin e kanaleve kulluese”.