Përmbytjet në vend/Peleshi: Ushtria në terren, nuk kemi familje të rrezikuara nga uji
Ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar situatën në qytetet kryesore në Shqipëri pas reshjeve të dendura të shiut. Ai tha se hidrocentralet kanë prurje 10 herë më të mëdha nga ato normale dhe se në terren janë rreth 2 mijë persona të Forcave të Armatosura.
”FA sidomos e Forcës tokësore në të gjithë Shqipërinë, është dyfishuar. Jemi prezent në qarqet e rrezikuara, në Shkodër e Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e qytetarëve. Kemi punuar në pastrimin e kanaleve kulluese e cila na ka sjellë në këtë situatë ku nuk kemi një situatë tragjike.
Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, kjo është rezultat i punës së përbashkët. Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 hektarë të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha.
Në Lezhë janë 2500 hektarë të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër. Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m. Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme.
Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit Zeze, 250 ha të përmbyt në Bubq dhe 3 lagje të bllokuara. Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër është situatë emergjence dhe janë marrë masa e është bërë ndërhyrja në ato zona. FA ka dyfishuar gatishmërinë 260 forca të specializuara 1600 të tjera të shtabeve dhe të qarqeve”, tha Peleshi.