Përmbytjet nga reshjet e dendura, anulohet koncerti në Vlorë

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të rrugëve në Vlorë dhe në disa akse të qytetit, duke krijuara vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën “Albana Romina”, në rrugën pranë Portit, në zonën e Lungomares, zona tek bibloteka, të cilat janë prej disa orësh nën ‘pushtetin e shiu’.

Reshjet e shiut po ashtu kanë bërë që bashkia e Vlorës të anulojë koncertin që kishte parashikuar të zhvillonte me rastin e Festës së Pavarësisë.

“Te dashur qytetare! Me keqardhje ju njoftojmë se per shkak te kushteve jo te mira te motit dhe te furtunes kemi qene te detyruar te anulojme koncertin e parashikuar per t’u zhvilluar ne oren 18.00. Faleminderit per mirekuptimin!”,njofton bashkia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?