Përmbytjet/Peleshi: Vjosa kërcënim, e kemi ruajtur si lumin më të egër në Europë

Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Niko Peleshi e quajti lumin Vjosa një kërcënim për përmbytjet. Peleshi tha në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, se qeveria zgjodhi të mos ndërtonte një HEC në Vjosë, duke e ruajtur si lumin më të egër të Evropës.

”Kemi zgjedhur Vjosën që ta ruajmë si lumin më të egër të Evropës dhe hera-herës edhe na sfidon, si një kërcënim. Në 2010 kemi patur disa situata përmbytjesh, kemi një grafik për të gjithë, e shihni, si ka qenë totali i reshjeve, krahasimore në të njëjtën periudhë. 4239 mm në 2010, 9560 mm këtë vit për të njëjtën periudhë, pra dyshish. Këto janë shifra zyrtare të marra nga Drejtoria e Emergjencave Civile. Kemi dy herë më shumë reshje”-tha Peleshi.

SHKARKO APP