Përmbytjet, Prençi: Ishin në dijeni gjithë vendorët

 

Edhe pse situata është drejt përmirësimit, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, tha se të gjithë strukturat ishin të paralajmëruara për një situatë të tillë. Duke shtuar se gjithësecili i takon të marrë përgjegjësinë që i takon.

"Situata është drejt përmirësimit, në orët e para të reshjeve disa prej hidorvorëve nuk punonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike, kjo i përket strukturave të ministrisë së Bujqësisë që nuk duhe të ishin kujtuar pas intesitetit të reshjeve, furnizimi me energji elektrike duhet të ishin bere me dy rrjete. Prag vjeshtja kërkon menaxhim dhe gatishmëri  permanent 24 orërë për të funksionuar hidrovoret. Ishin paralajmëruar prej kohësh të gjitha strukturat dhe të gjitha prefektetet me urdhrin e ministrit të Brendshëm për vënien në gatishmëri të të gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknike . Nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia asnjë nga strukturat vendore. Është momenti për ta planifikuar dhe parandaluar. Në këto momente kapacitetet njerëzore dhe teknike po punojnë", tha ai. 

Prençi tha gjithashtu se edhe pse hidrovoret tani janë në funksion, nuk është përgjegjësia e Emergjencave Civile furnizimi me energji.

"Nuk është kompetencë e emergjencave furnizimi me energji. Nuk duhet të mungojë energjia eletrike asnjë minutë. Për këtë duhet të marrin përjgjegjësi ata që menaxhojnë hidrovoret. Pjesa e përgjegjësive është sipas insititucioneve. Edhe në Fier edhe në Vlorë strukturat e emergjencave janë 48 orë në terren dhe do të jenë në gatishmëri në zonat e rrezikut", shtoi drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

 

SHKARKO APP