Përmbytjet, Shembet ura në Librazhd

Në Librazhd është shembur ura Pasarela në Paper që lidh fshatrat Murras dhe Broshkë.

Si pasojë e reshjeve të dendura ka edhe rëshqitje masive dheu në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë, tek ish-magazinat e rezervave të shtetit.

Policia rrugor është në vendin ku ka rënë masivi i dheut dhe po largon automjetet larg zonës së rrezikut.

Po ashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Rrugëve dhe firma kontraktore për të hapur rrugën.

SHKARKO APP