Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve – DPT fton tatimpaguesit të plotësojnë anketat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët dhe tatimpaguesit që të plotësojnë anketimet me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Sipas DPT-së, plotësimi i anketimeve të reja të publikuara në faqen zyrtare do të bëhet në anonimitet të plotë.

“Me qëllim që të përmirësojmë akoma më shumë shërbimet që ne ofrojmë, është me vlerë të njohim opinionin dhe perceptimet që ju keni kundrejt Administratës Tatimore. Për këtë ju ftojmë që të merrni pjesë në anketimet më të reja që ne kemi publikuar për individin dhe tatimpaguesit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?