Përmirësimi i motit, si paraqitet situata në Shkodër
Situata në Qakun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve ende nuk ka një përmirësim për shkak të përmirësimit të motit gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Situata në Bashkine Shkodër, në orën 08.00 të datës 24.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.10 ka rritje me 5 cm në orën 18.00 të dates 23.01.2023 (kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shënon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të dates 23.01.2023 (kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e permbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 te datës 23.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 18.00 e datës 23.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre ne 15 banesa të fshatit Obot.
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete te kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm.
Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Bashkia Vau Dejes:
Reshjet e shiut vazhdojne pa nderprerje ne te gjithe territorin e Njesive Administrative Shllak dhe Temal. Ne 10 fshatra te Njesise Administrative Temal nuk ka energji elektrike, si dhe ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative Shllak .Rrjeti elektrik eshte i amortizuar dhe shume i veshtire per tu riparuar.Rruget komunale jane te bllokuara.
Bashkia Malësi e Madhe:
Ne teritorin e bashkise ka patur reshje shiu dhe debore ne njad. Kelmend dhe Shkrel.
Akset rrugore jane te hapura.
Ne Bashkine Puke dhe Fushe Arrëz situata paraqitet e qetë.
Autoriteti Verior Rrugor:
Aksi H.Hotit-Tamare nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal.
Aksi Tamare-Vermosh eshte i hapur ne dy korsi. Qarkullimi kryhet me goma dimerore, rrekomandohen te kene zinxhire me vete per disa segmente me pjerresi te madhe .
Ne aksin Boge-Theth eshte funksional segmenti Boge-Q.Thore. Me renien e temperaturave po punohet per hapjen e segmentit rrugor ne Q.Thorë.