Përmirësohet situata në Shkodër. Nuk ka më banesa nën ujë, rruga e Obotit e kalueshme

Është përmirësuar situata nga përmbytjet në Shkodër. Bëhet me dije se nuk ka më prezencë uji në banesa. Ndërkohë, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1020 hektarë. Ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme por me vështirësi për mjetet e vogla.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 30.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60, ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme (kuota max 7.50 m).
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me ditën e djeshme (kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1020 Ha, ka rënie me 330 Ha.
Njësia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka rënie me 55 cm, me vështirësi kalohet edhe me mjete të ulëta.
Ujesjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Nuk ka prezencë uji në oborre.
Në rrugën e Obotit po operojnë 1 mjet i kalueshmerise se lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqësore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji.

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

SHKARKO APP