Përmirësohet situata nga moti i keq në Durrës, ulet niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Në vijim të raportimit për situatën deri tani, nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore të mbrojtjes civile, si dhe strukturat e gadishmërisë së përhershme, situata është e qetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

●Niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është 1m, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2m;
●Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm është ulur me rreth 2m, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë;
●Pas punës me intensitet të lartë nga ana e strukturave përgjegjëse është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6, qyteti Durrës;
●Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht;
●Intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët;
●Strukturat vendore janë në gadishmëri të plotë dhe monitorim çdo moment.
Mbetemi në kontakt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?