Përndiqte 34-vjeçaren, arrestohet 61-vjeçari në Elbasan

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se përndiqte në mënyrë sistematike një 34-vjeçare.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.B, banues në Elbasan. Ka qenë vajza që ka denoncuar rastin në polici, ndërsa më pas kanë nisur hetimet që kanë çuar në arrestimin e të moshuarit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP