Përndiqte të miturën prej 1 viti, vihet në pranga 24-vjeçari në Elbasan

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ka përndjekur për 1 vit një 17-vjeçare.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin M. R. 24 vjeç i cili përndiqte në rrugë të miturën, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan”, tha policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?