“Përnjëherë i ke bërë tre fëmijët?”, Rama batuta me qytetarët në Cërrik

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies publike në Cërrik. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nuk kanë munguar debatet dhe batutat. Rama ka kërkuar që në fillim të flasin gratë.

“Ulu, jo nuk e merr fjalën duke u ngritur në këmbë. Rregulli i parë është që të flasin gratë në fillim. Të mbarojnë gratë pastaj burrat. Mos ma ngri dorën se e shoh që je burrë nuk je grua. Të respektojmë radhën. Ooo çfarë… të flasin gratë njëherë se të shoh që nuk je grua”- tha kryeministri.

Ndërkohë një qytetare ka nisur të flasë për disa problematika njëkohësisht, por Rama i kërkoi t’i marrë me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Sa fëmijë ke ti?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja: Tre.

Rama: Nuk i ke bërë përnjëherë besoj, prandaj me radhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?