Përplas me makinë punonjësin e policisë dhe ikën nga vendngjarja
Përplaset me automjet një punonjës policie në Tiranë. Pas ngjarjes, autori largohet në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Thoma Koxhaj”.
Mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.
Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

