Përplasen 3 makina në aksin Peshkopi-Maqellarë, dy persona të plagosur

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Policia bën të ditur se shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy makina të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?