Përplasen 3 makina në Pogradec, plagosen 6 persona. Policia jep detajet

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se janë dërguar në spital 6 persona.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP