Përplasen 3 makina, trajleri përfundon poshtë urës

3 makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në aksident janë përfshirë dy fuoristrada Benz dhe Audi dhe një trajler, i cili pas përplasjes ka përfunduar poshtë një ure të vogël. Si pasojë e këtij aksidenti, vetëm një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe u dërgua te Trauma, teksa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë për disa minuta. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?