Përplasen dy automjete në Korçë-Pogradec, dy të plagosur, njëri rëndë

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40 në fshatin Vloçisht.

Burime nga spitali thanë për ‘BalkanWeb’ se dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi Lulzim Cami, si edhe pasagjeri, shtetasi D.A, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.10.2019, rreth orës 19:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të një karburanti, ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L.Ç, me mjetin tip “Mazda” me drejtues shtetasin O.G.

Për pasojë janë dëmtuar, drejtuesi i mjetit tip “Renault” shtetasi L.Ç, si edhe pasagjeri i këtij mjeti shtetasi D.A, të cilët u dërguan në Spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP