Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur, mes tyre një e mitur

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin “Krujë- Fushë Krujë”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i njërës prej makinave, D.H. 23 vjeç dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tjetër, H.Z. 26 vjeç dhe P.Xh. 15 vjeçe.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe. Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?