Përplasen dy grupe me armë në Tiranë, pas sherrit ngelin dy të plagosur
Një ngjarje e minutave të fundit ka tronditur kryeqytetin. Mësohet se në zonën e Selitës në Tiranë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
“TemA” mëson se dy grupe janë përplasur mes tyre tek stacioni i fundit i ‘Tiranës së Re’. Bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë kanë treguar se kanë parë dy persona të merren me ambulance dhe thonë se dy grupe janë zënë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët për të “zgjidhur” në mënyrat e tyre mosmarrëveshjet.
KOHA JONË SONDAZH

