Përplasen dy makina, ndërron jetë 22-vjeçarja
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë në zonën e njohur si “Kthesa e Valiasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Në njërën prej këtyre dy makinave udhëtonte babai me vajzën 22-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Nga ana tjetër, policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës tjetër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.