Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, lëndohet një grua
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec -Qafe Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë ka mbetur një grua e lënduar. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

