Përplasen dy makina në Fier, plagoset shoferi (Video)
Një automjet tip “Renault” është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë vendit të njohur si “Rotondua e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i “Renaultit”, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal Fier.
Gazetari Ervis Kuci duke iu referuar burimeve nga spitali bën m dije për “BalkanWeb” se parametrat e tij jetësor janë të qëndrueshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale. Policia ka shtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përplasjes ndërsa vijon puna për dokumentimin e saj.

KOHA JONË SONDAZH

