Përplasen dy makina në Lezhë, njëra bëhet copa dhe përfundon në kanal, tjetra përmbyset në rrugë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë natës në aksin Lezhë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa një nga mjetet është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme duke dalë nga rruga, ndërsa makina tjetër është përmbysur.

Për pasojë kanë mbetur disa të plagosur, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetën dhe po marrin mjekimin në spital.

Aksidenti ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit pranë kryqëzimit të Spitenit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentin, ndërsa dyshimet e para janë ato të një parakalimi të gabuar.

SHKARKO APP