Përplasen dy makina në rrugën e Kombit (Video)

Një aksident ka ndodhur në dalje të Milotit, në hyrje të rrugës së Kombit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ka qenë një ‘Benz’ me targa Kosove që ka goditur një makinë me targa shqiptare.

Mësohet se shoferët e dy makinave kanë marrë plagë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit, për të marre ndihmën e parë mjekësore.

Benzi me targa të Kosovës, ka goditur goditi në pjesën e pasmë një ‘Hyndai’ me targa AA 087 VI.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP