Përplasen dy makina në Sarandë, 6 persona të plagosur

Gjashtë persona raportohen se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Sipas policisë aksidenti u regjistruar rreth orës 22:45, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë në vendin e quajtur “Baxho”.

“Në aksident janë perfshirë dy automjete, një tip Benz me targa AA 999 BL me drejtues Ledjon Haxhi që po udhetonte nga Saranda në drejtim te Ksamilit, dhe një automjet tjetër  tip Shervolet me targa AA 447 EO me drejtues shtetasin Edmond Likometi që ishte nisur në drejtim të Sarandës”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i policisë dhe ambulanca kanë mberritur menjëher në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?