Përplasen dy makina në Shkodër, njëra përfundon jashtë rrugës

Dy drejtues mjetesh kanë marrë lëndime si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit.

Sipas policisë dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që një nga makinat të përfundojë jashtë rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe lagështira në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Përplasen dy makina në Shkodër, njëra përfundon jashtë rrugës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?