Përplasen me tre makina në Tiranë, fëmija 2 vjeç përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Tiranë. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën tek mbikalimi pranë Fabrikës së Miellit.

Sipas policisë, nga përplasja është dëmtuar një 2-vjeçar i cili ishte pasagjer në njërën prej makinave. Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?