Përplasen dy makina, njëra përfundon te trafikndarësja

Dy makina u përplasën mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec, e për pasojë njëra prej tyre përfundoi mespërmes trafikndarëses. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lin, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Pavarësisht përplasjes së fortë, shoferi dhe pasagjerët nuk kanë marrë dëmtime serioze. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

SHKARKO APP