Përplasen dy makina te “5 Maji”, përmbyset njëra prej tyre, lëndohen edhe dy fëmijë
Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “5 Maji”, në Tiranë.
Sot reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në mjetin e përmbysur mësohet se ka pasur edhe fëmijë, ndërsa dyshohet për të plagosur.