Përplasen dy makina, tre të plagosur (Emrat)
Tre persona janë plagosur në një aksident pasditen e sotme në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.
Një makinë tip Benz me targa A AA516 BB është përplasur me një ‘Opel’ me targa të Korçës e më pas ka përfunduar duke u përplasur me një bordurë betoni jashtë rrugës.
Të plagosur rëndë kanë mbetur tre persona: Mevlan Hakorja, Fatjon Hakuja, Vullnet Zenja, që të tre banues në Tiranë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinën tip Benz.
KOHA JONË SONDAZH

