Përplasen dy mjete në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Buçimas, ku mësohet se janë përplasur dy mjete e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP