Përplasen dy mjete në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 femra dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe për pasojë janë dëmtuar 4 shtetase të cilat janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP