Përplasen dy motorë, tre adoleshentë të lënduar

Disa adoleshentë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti pasditen e së hënës në fshatin Adë të Fierit. Bëhet e ditur dy motorë janë përplasur rreth orës 19:00 dhe për pasojë mbetën të lënduar një nga drejtuesit, 17-vjeç, drejtuesi i motorit tjetër 18 vjeç dhe një 14-vjeçar që ishte pasagjer. Adoleshentët e lënduar ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP